Perpara se te niseni per udhetimin tuaj, me familjen apo shoqerine duhet sigurisht, nje planifikim, keshtu sdo keni surpriza dhe vonesa te pakendshme, dhe udhetimi juaj do jete i paharrueshem.

Kur eshte koha e duhur per te udhetuar ne mal?

Ndonese resortet e skive hapen ne fund te nentorit, apo ne fillim te dhjetorit, kushtet me te mira per te udhetuar jane ne periudhen Janar-Mars, koha kur bora eshte me e trashe dhe me e forte.

Te rezervosh brenda ketij afati kohor, ne mes te janarit apo ne fillim te marsit, kur pranvera sapo ka trokitur, eshte nje avantazh, pasi rezervimet behen me lehte, duke qene  se fluksi ka rene. Plus qe temperaturat e marsit jane me te perballueshme per njerezit te cilet nuk jane mesuar me temperature shume te uleta.

Rezervoni gjithcka ju duhet per udhetimin tuaj, duke filluar me hotelin, makinen me qera, nese ju nevojitet, si dhe pajisjet per ski. Rezervoni disa jave me pare, keshtu keni mundesi te studioni cmimet dhe te perfitoni ato me te lirat.

Cfare te planifikoni?

Shpenzimet e mëdha të pushimeve të skive janë strehimi, qiraja e pajisjeve si dhe makina me qera.

Ju mund te rezervoni ne nje resort, i cili funksionon si nje “qytet brenda qytetit”, dhe nga paketa ju mund te perdorni te gjitha sherbimet e tij si teleferiket, parqet etj.

Por mund te merrni nje dhome me qera jashte resortit, te cilat shumicen e rasteve jane me cmim me te arsyeshem. Disa jave me perpara shikoni ofertat  dhe cmimet per te mare ato me te leverdisshmet per ju.

Pasi keni siguruar vendin ku do kaloni ditet tuaja, ju nevojitet dhe nje makine. Ju mund te zgjidhni te shkoni me avion, por mund te zgjidhni te udhetoni me makine. Udhetimet me makine ju japin mundesi te shikoni nje panorame me te gjere, si dhe mund te beni ndalesa rruges per te vizituar me shume qytete.

Nese per cfaredolloj arsyeje, nuk keni ne dispozicion nje makine tuajen, mund te merrni nje makine me qera. Gjate sezonit te dimrit kompanite e makinave me qera ofrojne paketa disa ditore, me cmime te zbritura, per destinacionet me debore. Ju mund te kurseni duke e rezervuar makinen tuaj me pare. Easy rent a Car (www.easyrent.al)  ka nje flote me pafundesi makinash familjare qe mund tju cojne ne destinacionin tuaj, dhe ta bejne udhetimin tuaj me komod.

 

Pasi t’i keni bere te gjitha planifikimet dhe rezervimet e nevojshme, ju ngelet te pergatisni valixhen. Nese ju duhet nje ide dhe per paketimin sa me te mire klikoni ketu  https://www.youtube.com/watch?v=Vc2NFjm-KV8 .

Udhetim te kendshem! 🙂

 

 

 

comments are closed .