Para se te merni nje makine me qera, perpiquni te kuptoni se cfare ju nevojitet me konkretisht. Do udhetoni vetem apo me pasagjere te tjere? Keshtu mund te llogarisni hapesiren qe ju duhet, ose cfare tip makine ju nevojitet. Ju duhet nje veture, nje SUV, nje makine luksoze apo nje fugon? Gjithashtu merni ne kosiderate dhe destinacionin ku do udhetoni, si dhe buxhetin tuaj te shpenzimeve.

Pasi te keni nje liste te shkurter te nevojava tuaja, filloni te kerkoni per agjensite e makinave me qera qe operojne ne zonen tuaj. Eshte shume e thjeshte ti lokalizosh, sot pothuajse secila prej tyre ka nje website, ku mund te merrni informacionet qe ju duhen.

Pasi ti keni hedhur nje sy te gjithave, zgjidhni agjensine e cila ju ofron kombinimin me te mire te cmimit, kushteve dhe sherbimit. Kini parasysh shprehjen “ Merrni aq sa paguani”, e cila ze vend ne kete biznes ashtu si ne cdo lloj biznesi tjeter.

Kujdes!!! Nese nje kompani ka cmime konsiderueshem me te lira se te tjerat, me siguri duhet te kete probleme ne fushat e tjera, si cilesia e sherbimit apo gjendja e makinave.

Kur merrni makine me qera, duhet te keni parasysh qe gjithmone nevojitet  nje patente e vlefshme, madje ne disa vende do ju nevojitet nje patente nderkombetare.

Ne momentin qe keni percaktuar nevojat tuaja, keni zgjedhur kompanine nga e cila do merni makinen, keni mbledhur informacionin dhe dokumentat qe ju duhen, atehere jeni gati te rezervoni makinen tuaj.

Ju mundte paraqiteni ne ambientet e agjensise qe keni zgjedhur, per te mare nje makne me qera, por menyra me e mire eshte rezervimi perpara kohe. Rezervimi mund tu kurseje kohe, para dhe dhimbje koke. Duke rezervuar ju mund te perfitoni nga ofertat e kompanise qe keni zgjedhur. Gjithashtu ju kurseni kohe dhe ankth, pasi jeni I sigurte qe makina qe ju keni zgjedhur do jete ne dispozicionin tuaj diten qe do ju nevojitet.  Ne kete menyre I kurseni vetes ankthin e minutes se fundit, kur ju duhet nje makine por ska asnje te disponueshme.

Ju mund ta rezervoni makinen duke u paraqitur personalisht prane ambjenteve te kompanise, nepermjet telefonit ose online. Ju zgjidheni menyren!

Kini parasysh qe nese qendroni klient besnik i kompanise qe keni zgjedhur, mund te keni perfitime. Mund te perfitoni nje karte klienti, e cila shoqerohet me zbritje cmimesh apo lehtesira te tjera.

Perpara se te niseni per rruge, kini kujdes te lexoni kontraten,  dhe te inspektoni makinen.

Sigurohuni te keni numrat e kontaktit te kompanise, per cfaredolloj shqetesimi qe mund te keni ne lidhje me makinen. Kurre smund ta dini se cfare problemesh mund tju dalin.

Mbi te gjitha,

sigurohuni te shijoni udhetimin ne maksimum 🙂

comments are closed .