Marrja me qera ne disa raste eshte me mire se sa blerja e nje makine.  Kjo mund t’ju kurseje para, sidomos ne rastet kur nuk e perdorini rregullisht makinen.  Shpeshhere marrja me qera e nje makine shihet si zgjidhja e shume problemeve.  Ketu keni 5 raste kur marrja me qera e nje makine ju leverdis me shume se sa ta blini ate.

Kur jeton ne nje qytet te madh.

Nese jeton ne nje qytet te madh me transport publik te mire, nuk eshte e nevojshme te blini nje makine. Ju mund ti zgjidhni punet e perditshmerise shume lehte me transportin publik. Ndersa ne rastet kur planifikoni ndonje udhetim jashte qytetit ose ju duhet makine ne ndonje dite specifike, atehere eshte me mire ta maresh  me qera, duke shmangur keshtu pagesat e siguracioneve dhe taksave per makinen.  Makina me qera eshte nje zgjidhje perfekte ne keto raste. Per me teper, ju nuk keni pse shqetesoheni per sherbimet apo riparimet e nevojshme per makinen.

Kur planifikoni nje udhetim te shkurter.

Njerezit mendojne te marrin nje makine me qera kur nisen per udhetim, ose kur udhetojne ne vende te largeta.  Kjo eshte nje zgjdhje e mire ne rastet kur nuk zoteroni nje makine ose  kur mjeti juaj nuk eshte ne gjendje shume te mire.  Keshtu ju mund ti kurseni ca kilometra makines tuaj dhe te perfitoni nga siguracioni i makines me qera, ne rast se demtoni mjetin. Makina me qera eshte nje zgjidhje shume  e mire edhe kur planifikoni nje udhetim ne grup, dhe nje makine nuk ju ben pune. Nje makine me e madhe, me me shume vende do ishte zgjidhja per problemin tuaj.

Ne raste te vecanta .

Nese do merrni pjese ne ndonje event te rendesishem, dhe makina juaj nuk eshte e pershtatshme, marrja me qera e nje makine, mund tju kurseje shume para. Marrja me qera e nje mjeti luksoz, qe mund tju duhet per raste te vecanta, mund tju kurseje para, ne vend qe ta blini ate per perdorni ate ne perditshmeri gjithashtu.

Ne pushime.

Perfundimisht, marrja e nje makine me qera mund t’i lehtesoje pushimet tuaja. Ju mund te merrni modelet me te reja, modele te ndryshme sa here qe shkoni me pushime. Te maresh nje makine me qera kur shkon me pushime jashte vendit, eshte me leverdi, pasi marja e makines tuaj rrit koston dhe ne rruge te gjata, udhetimi behet i lodhshem. Shume lehte, bashke me avionin dhe hotelin, mund te rezervoni dhe makinen tuaj, qe do ju shoqeroje gjate pushimeve.

comments are closed .